Van Der Sar jashtë rrezikut për jetën: ish-portieri është kthyer në Hollandë

“Edwin u riatdhesua nga Kroacia të premten në mbrëmje dhe aktualisht është shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali holandez. Situata e tij mbetet e njëjtë: e qëndrueshme, jo kërcënuese për jetën dhe komunikuese”. Ky është njoftimi i bërë nga Ajax, në lidhje me gjendjen e Edwin Van der Sar. Ish-portieri u godit nga hemoragjia cerebrale, gjatë kohës që sihte me pushime në Kroaci javën e kaluar.
“Familja Van der Sar dëshiron të shprehë mirënjohjen e tyre të thellë për Spitalin Universitar të Splitit, për kujdesin e madh që ka dhënë gjatë javës së kaluar. Edwin do të qëndrojë në njësinë e kujdesit intensiv ku do të monitorohet më tej. E si rrjedhojë familja shpreson fort se mund të fokusohet në rikuperimin e tij”.
Lexo më tej: Van der Sar pëson hemoragji cerebrale, është në terapi intensive: komunikata mbi gjendjen e tij
Van der Sar, 52 vjeç, luajti për Ajax, Juventus, Fulham dhe Manchester United në karrierën e tij. Me kombëtaren holandeze, portieri bëri 130 paraqitje mes 1995 dhe 2008. Ai u kthye në Amsterdam si drejtues marketingu në 2012, përpara se të promovohej drejtor i përgjithshëm në vitin 2016. Ish-portieri holandez ishte në Kroaci për pushime, bashkë me familjen, kur pësoi hemoragji cerebrale. Ai është shtruar në një spital në Split.
#Van #Der #Sar #jashtë #rrezikut #për #jetën #ishportieri #është #kthyer #në #Hollandë
Lapsi