Aktualitet

Berishës i ikën një tjetër aleat nga koalicioni, “Shqipëria Madhështore” mbetet me 24 parti –

Është rrudhur në 24 parti koalicioni opozitar “Shqipëria Madhështore”.

Pas tërheqjes së Aleancës Maqedonasve për Integrim Europian, mësohet se ka kërkuar largim nga koalicioni edhe Partia Aleanca Arbnore Kombëtare e drejtuar nga Gjet Ndoj. Ky i fundit ka dorëzuar në KQZ shkresën ku kërkon tërheqjen nga koalicioni

“Nga mosfunksionimi i marrëdhënies në koalicion “Për një Shqipëri Madhështore”, Aleanca Arbnore Kombëtare tërhiqet nga ky koalicion.

Gjithashtu tërhiqet nga të gjitha aktivitetet elektorale për zgjedhjet parlamentare të majit 2025.

E bëjmë këtë kërkesë-deklaratë për tu çliruar nga çdo detyrim që rrjedh nga pjesëmarrja në zgjedhje”, thuhet në kërkesën e bërë me shkrim dore të partisë Aleanca Arbnore Kombëtare.

#Berishës #ikën #një #tjetër #aleat #nga #koalicioni #Shqipëria #Madhështore #mbetet #parti
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button