Lufta Ukrainë- Rusi, Putin pranon armëpushimin: Falënderoj Trumpin! –

“Jemi dakord me propozimet për armëpushim, por qëndrimi ynë bazohet në supozimin se armëpushimi do të çonte në paqe afatgjatë, diçka që do të largonte arsyet fillestare të krizës”.
Kështu u shpreh presidenti i Rusisë Vladimir Putin, në konferencën para mediave pas takimit me liderin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.
Putin ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump që i ka kushtuar kaq shumë vëmendje zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë.
Presidenti rus tha se ka pasur “shumë pyetje në lidhje me armëpushimin” dhe shton se ai duhet të flasë së pari me Trump.
Putin më pas vazhdoi duke iu referuar vizitës së tij në rajonin e Kurskut dje dhe e përshkruan situatën atje si “plotësisht nën kontrollin tonë”.
Në rrethana të tilla, thaPtuin, do të jetë mirë për Ukrainën, duke nënkuptuar se nuk do të jetë mirë për Rusinë, të arrijë një armëpushim 30-ditor.
Ai gjithashtu tha se forcat ruse janë tani në ofensivë në të gjitha zonat në front dhe thotë se hapat e ardhshëm në konflikt do të marrin parasysh zhvillimet “që ndryshojnë shpejt” në front.
#Lufta #Ukrainë #Rusi #Putin #pranon #armëpushimin #Falënderoj #Trumpin
Java News