Video në Florida/ Dy gjahtarë luftojnë dhe mposhtin një Piton 6 metra të gjatë, më i madhi i gjetur ndonjëherë

Videoja e postuar në rrjetet sociale nga gjuetarët e gjarpërinjve Steven Gauta dhe Jake Valeri tregon betejën e tyre me pitonin 56 kg, i cili është i gjatë sa një gjirafë e rritur.
Fillimisht gjarpri sulmoi Valerin të cilit iu desh të luftonte për ta ndaluar.
Dy gjuetarët e dorëzuan më pas gjarprin në një qendër speciale për mbrojtjen e kafshëve të egra.
Një biolog nga kjo qendër vuri në dukje se ka indikacione se gjarpërinjtë e kësaj specie të veçantë – pitonët burmezë – po rriten në madhësi. Pitonët burmezë gjenden në zonat e Azisë Juglindore dhe mendohet se kanë pushtuar Florida. Këta gjarpërinj preferojnë zona me lagështi të shtuar ose lumenj. BW
#Video #në #Florida #gjahtarë #luftojnë #dhe #mposhtin #një #Piton #metra #të #gjatë #më #madhi #gjetur #ndonjëherë