Aktualitet

30 lekë për kg/ Fermerët e shalqinit në Kallm të Fierit kërkojnë pika grumbullimi

Fermerët e shalqinit në Kallm të Fierit, zonë e njohur për kultivimin e kësaj kulture, kanë nisur prej disa ditësh nxjerrjen në treg. Çmimi aktualisht është 30 lekë por kultivuesit i tremben rënies së çmimit teksa apelojnë për një pikë grumbullimi.

Shalqini, një nga kulturat bujqësore që prodhohet më së shumti në zonën e Kallmit në Fier përbën rreth 70% të tokave të mbjella. Shitja e këtij produkti ka nxjerrë në pah mungesën e një pike grumbullimi, e cila do t’u lehtësonte punën fermerëve të zonës. Teksa e vetmja zgjidhje është transporti në pikat ekzistuese të grumbullimit larg Kallmit, fermerët thonë se kostoja është shumë e lartë për ta.

Si pasojë e mungesës së pikave të grumbullimit, fermerët i janë drejtuar tregut të brendshëm për shitjen e shalqinit. Sipas fermerëve, çmimi i shalqinit aktualisht në treg është 30 lekë, por në mungesë të një çmimi tavan ata i tremben faktit të uljes së çmimit siç ka ndodhur vite më parë.

Fermerët pohojnë se për shkak të mungesës së tregut por dhe politikave mbështetëse bujqësore sipërfaqja e mbjellë me këtë kulturë nga viti në vit është reduktuar ndjeshëm.

/f.stafa

#lekë #për #Fermerët #shalqinit #në #Kallm #të #Fierit #kërkojnë #pika #grumbullimi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button