Tech

Turistët mësyjnë Durrësin; të huajt zgjedhin Shqipërinë për pushime

Qyteti i Durrësit është bërë një pikë referemi për turistët e huaj, aq sa tashmë ata i gjen kudo në qytet, jo vetëm tek sitet arkeologjike, apo monumente të kulturës.

Një turiste nga Spanja shprehet se Shqipëri u ishte sugjeruar nga disa miq ndaj dhe nuk hezitoi për ta vizituar.

“Ne udhëtojmë shumë  dhe disa shokë na thanë që kanë qenë në Shqipëri vitin e kaluar dhe u kishte pëlqyer. Kështu që kontatova me një agjenci turistike, më pëlqyen ato që më ofruan në këtë udhëtim dhe po e shijojmë”. “Sigurisht që ndihemi të sigurt këtu, vecanërisht ne gratë që shpesh udhëtojmë vetëm. Ndoshta ka qenë vite më parë problem, nuk e di, por tani ska problem dhe unë ndihem shumë mirë këtu”

Po çfarë i pëlqen më së shumti në Durrës dhe Shqipëri?

 “Kemi vetëm dy ditë këtu dhe një gjë që më ka surprizuar këtu është larmia   e kulturës dhe traditës, ajo që është ruajtur pas viteve të komunizmit dhe cdo gjë tjetër në lidhje me fetë dhe besimet fetare që janë këtu dhe njerëzit  jetojnë të gjithë normalisht”.

Ndërsa një çift i ri nga Gjermania shprehen se janë nisur drejt maleve, pasi pëlqejnë hiking.

“Ne kemi ardhur sot në Durrës dhe po na pëlqen gjithçka. Në lidhje me pyetjen tuaj, nëse ndihemi të sigurt, po, në 3 orë që jemi këtu, ska asnjë problem. Jemi duke shkuar në male për hiking , pasi ne gjermanëve na pëlqejnë malet. “

Një tjetër familje vjen nga Maqedonia, dhe po e vizitojnë Shqipërinë kalimthi.

Në jemi transit në Shqipëri, por eshtë një vend i bukur. Është hera e dytë që vijmë këtu dhe na pëlqen cdo gjë, ndihmemi me të vertët shumë mirë.

Gjeografia e turistëve që vizitojnë Durrësin është e gjerë, ka turistë nga pothuasje të gjitha vendet e Lindjes si dhe nga Gjermania, Spanja, Franca, Italia, Suedia etj.

 

/f.stafa

#Turistët #mësyjnë #Durrësin #të #huajt #zgjedhin #Shqipërinë #për #pushime

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button