Nuk pranojnë orientimin seksual të vajzës së tyre, arrestohen prindërit e 19-vjeçares italiane –

Dy prindër italianë të cilët nuk kanë pranuar orientimin seksual të vajzës së tyre 19-vjeçare dhe e kanë mbyllur në shtëpi kanë përfunduar në pranga. Mediat vendase bëjnë të ditur se vajza e tyre ishte lidhur në mënyrë romantike me një 20-vjeçare në Ercolano, në provincën e Napolit.
Prindërit e moshës 47 dhe 43 vjeç kanë kërcënuar vajzat se do t’i vënë zjarrin shtëpisë së 20-vjeçares ku jetonin.
Për shkak të këtij kërcënimi, dy vajzat ishin strehuar në shtëpinë e një shoqes së tyre. Por prindërit e 19-vjeçares, kishin instaluar një GPS në celularin e vajzës së tyre dhe arritën të gjenin vajzat, madje duke u paraqitur në shtëpinë e shoqes së tyre. Aty e kanë marrë me forcë vajzën e tyre mes britmave të të pranishmëve, i kanë rrëmbyer smartfonin nga duart, e kanë kapur nga krahët dhe e kanë tërhequr zvarrë në makinë para se të largohen.
#Nuk #pranojnë #orientimin #seksual #të #vajzës #së #tyre #arrestohen #prindërit #19vjeçares #italiane
Java News