VIDEO / Protestuesit pro-ukrainas përplasen me JD Vance, i kërkojnë llogari për politikat e reja të SHBA –

Një video në celular fiksoi të shtunën zv/presidentin e SHBA-së, JD Vance, duke iu afruar një grupi protestuesish pro-ukrainas, teksa kishte dalë të shëtiste vajzën e tij 3-vjeçare në Cincinnati, Ohio.
Vance shihet duke debatuar me grupin e protestuesve, të cilët i shprehën shqetësimin për ndryshimin e administratës Trump në politikën e SHBA-së ndaj Ukrainës.
Protestuesit ndërhynin herë pas here me pyetje dhe përgjigje, duke argumentuar kundër deklaratave të zëvendëspresidentit teksa fliste.
Vance më vonë shkroi në mediat sociale se ishte një “bisedë kryesisht me respekt” dhe se disa nga protestuesit “na kishin ndjekur përreth dhe bërtisnin ndërsa vajza ime bëhej gjithnjë e më e shqetësuar dhe e frikësuar”, përpara se ai të ndalonte për të folur me grupin.
Vance tha se ai ndaloi tek protestuesit “me shpresën se unë mund të shkëmbeja disa minuta bisedë me ta duke e lënë të voglën time vetëm”, shkruan ai.
Ann Hall, një nga protestuesit, i tha CNN se postimi i Vance nuk ishte një paraqitje e drejtë e incidentit.
#VIDEO #Protestuesit #proukrainas #përplasen #Vance #kërkojnë #llogari #për #politikat #reja #të #SHBA
Java News