Aktualitet

Ndihmoi emigrantët të kalonin kufirin ilegalisht, pranga 32-vjeçarit në Tepelenë –

Një 32-vjeçar u arrestua në Tepelenë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted 2”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 07.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të veprimeve 32-vjeçari, iu dorëzua shërbimeve të DVP Korçë, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori.

#Ndihmoi #emigrantët #të #kalonin #kufirin #ilegalisht #pranga #32vjeçarit #në #Tepelenë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button