Aktualitet

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, në dy muaj mbi 80 mijë masa ndëshkuese –

Shpejtësia tej normave të lejuara, përdorimi i celularit, pijet alkoolike apo edhe shkelje të tjera kanë bërë që mbi 80 mijë masa ndëshkuese të aplikohen në dy muajt e parë të këtij viti vetëm në rrugët e kryeqytetit.

Policia Rrugore e Tiranës thotë se, mbi 180 masa ndëshkuese janë vendosur pikërisht për këtë kategori këmbësorësh.

Ndërsa për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, numri i tyre për dy muaj ka arritur në mbi 80 mijë.

Për të evituar shkelje të ndryshme, qytetarët kanë rritur numrin e denoncimeve edhe përmes platformave online, ku Policia saktëson se bashkëpunimi me çdo përdorues rruge është me rëndësi për sigurinë rrugore.

#Shkelja #rregullave #të #qarkullimit #rrugor #në #muaj #mbi #mijë #masa #ndëshkuese
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button