Nuk ndalen grekët, protestuesit “i vë flakën” Parlamentit! Molotovë, gaz lotësjellës dhe arrestime, çfarë po ndodh në sheshin “Sintagma”

Për ditë me radhë, protestat në Athinë kanë qenë të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Situata u përshkallëzua rreth orës 22:00, kur disa individë me kapuç hidhnin bomba molotov, gurë dhe objekte të tjera afër shtatores së Ushtarit të Panjohur, në sheshin “Sintagma”, përballë parlamentit. Kjo shkaktoi përplasje me policinë, e cila reagoi duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën.
Sipas raportimeve nga mediat lokale, policia ka realizuar disa arrestime gjatë këtyre ngjarjeve.
Përveç Athinës, incidente të ngjashme janë regjistruar edhe në Selanik, ku protestuesit kanë djegur koshat e mbeturinave si pjesë e veprimeve të tyre.
#Nuk #ndalen #grekët #protestuesit #vë #flakën #Parlamentit #Molotovë #gaz #lotësjellës #dhe #arrestime #çfarë #ndodh #në #sheshin #Sintagma
Java News