Duhet të kesh probleme mendore t’i thuash një fëmijë mos shko në shkollë! Përmes kallashnikovëve në TikTok… –

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas apelit qesharak të Sali Berishës, i cili u bëri thirrje fëmijëve që të mos shkojnë por të mbrojnë mbylljen e TikTok. T’i thuash një fëmijë mos mëso, mos shko në shkollë se të kanë mbyllur TikTok, Braçe thitë se duhet të kesh probleme mentale.
Deputeti socialist ka ndarë video nga një shkollë në Tiranë, Besnik Sykja dhe thotë se kjo thirrje është një tmerr që futet në veshët e çdo prindi që do që fëmija i tij të bëhet i ditur. Braçe thotë se fëmijët nuk bëhen të ditur me kallashnikov në TikTok.
“Çfarë duhet të jesh që t’i thërrasësh një fëmije: mos shko në shkollë se të kanë mbyll TikTok! Por rri në TikTok, mos mëso, se po të mësosh të bën dëm, mos nxë se po të nxësh të bën dëm, por të lexosh e të rrish në TikTok. Duhet të kesh probleme të mëdha, shumë të mëdha mentale që t’i thuash një fëmije që po të pengojnë lirinë e shprehjes.
Dhe po ta pengojnë lirinë e shprehjes se kanë mbyllur TikTok. Nuk e di po është një tmerr, një tmerr që vazhdon dhe hyn në veshët e çdo fëmije, hyn në veshët e çdo prindi që praktikisht do që fëmija i tij të bëhet i ditur. Dhe i ditur përmes kallashnikovëve në TikTok nuk bëhesh”, tha Braçe.
Qeveria shqiptare vendosi mbylljen e Tik-Tok për një vit dhe ndalimi i aksesit në këtë platformë do të nisë pas rreth një jave. Vendimi për ta mbyllur tha kryeministri Rama erdhi në konsultim me 65 mijë prindër dhe mësues. Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.
#Duhet #të #kesh #probleme #mendore #thuash #një #fëmijë #mos #shko #në #shkollë #Përmes #kallashnikovëve #në #TikTok
Java News