Nëse arrijmë të krijojmë grup parlamentar… –

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar në Programin e drekës në News 24 foli për pritshmëritë që ka koalicioni ku bën pjesë për zgjedhjet e 11 majit.
Shehi theksoi se nëse koalicioni arrin të ketë grup parlamentar, e ka kryer detyrën. Ai shtoi se grupi ku ai bën pjesë ka njerëz të pastër moralisht.
Dashamir Shehi: Kam pritshmëri pozitive nga zgjedhjet. Ne duam një grup parlamentar. Nëse krijojmë grup parlamentar, e kemi kryer detyrën. Grupi ynë është i pastër edhe moralisht. Nga ky grup nuk shkon njeri tek dera e SPAK. Krimi e korrupsioni nuk është vetëm në politikë, por fatkeqësisht ka zënë një pjesë të madhe të shoqërisë. Nga politika që ka bërë Rama, nuk ka më të rinj në fshat. Ideja jonë është që shteti të garantojë drejtësinë mes njerëzve. Rama thotë se nëse nuk më lavdëron ti mua, ti s’je me mua. Këtij duhet t’i thuash vetëm fjalë pozitive. Jemi këneta e Europës.
#Nëse #arrijmë #të #krijojmë #grup #parlamentar
Java News