Sport

Sezon i jashtëzakonshëm për ekipet holandeze në Europë, AZ Alkmari mund edhe Totenhemin

Ekipet holandeze kanë qenë befasia e bukur e këtij sezoni në arenën europiane. Pas ecurisë së shkëlqyer të Fejnordit dhe PSV Eindhovenit në Ligën e Kampionëve, një rrugëtim të jashtëzakonshëm ka bërë edhe AZ Alkmari. Kjo e fundit, pasi eleminoi Gallatasarain, ka mposhtur sot me shifrat 1-0 Totebhemin në fazën e 1/16-ve në Ligën e Europës.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 18. Më saktësisht, kemi të bëjmë me një autogol. Në përpjekje për të larguar topin nga zona, Bergvalli e dërgoi atë në portën e vetë. Një fitore e rëndësishme për AZ Alkmarin, së cilës në ndeshjen e kthimit i nevojitet vetëm një barazim për të kaluar më tej./Sport Ekspres/

#Sezon #jashtëzakonshëm #për #ekipet #holandeze #në #Europë #Alkmari #mund #edhe #Totenhemin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button