Mandati i katërt, ai i dakordësimit për pensionet me Greqinë dhe heqja e ligjit të luftës –

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për miratimin e marrëveshjes së pensioneve, me Italinë në Senatin italianë, më 5 mars.
Përmes një videomesazhi në rubrikën ‘Ckemi ndonjë të re?, Rama tha se tashmë pensionet e shqiptarve do të njihen njësoj si ato të italianëve.
‘Sot jam i lehtësuar nga mbyllja e procesit të gjatë burokratik të miratimit të ligjit te pensioneve për shqiptarët e Italisë. Hallal vicklat dhe talljet, përqeshjet deri tek sharjet, jo ishte rrenë, jo ishte lojë, jo u harrua, por rëndësi ka që tani mundi dhe sakrificat e një jete në punë matanë detit të shqiptarëve do të njihen njësoj si për italianët. Kjo ishte njëra nga dy marrëveshjet më të vështira të pensioneve, sepse bëhet fjalë për në këtë rast për gati gjysmë milionë njerëz. I jam falënderues Giorgia Melonit pa të cilën kjo punë nuk do të merrte punë dhe mund të merrte vite e vite të tjera’, tha ai.
Rama tha se pas miratimit të marrëveshjes së pensioneve me Italinë, synimi i radhës do të jetë edhe marrëveshja për pensionet me Greqinë.
Ai theksoi se po ashtu, do të realizohen edhe një sërë marrëveshjesh të tjera.
‘Tani qershia mbi tortë për të vënë dhe për të mbyllur gjithë këtë cikël mbetet marrëveshja me Greqinë. Vendosmëria imë është që të mbyllim të gjitha çështjet ende të hapura me po atë vizion dhe atë vullnet dhe atë ndjenjë respekti dhe bashkëpunimi që me Mitsotakis kemi ndarë që kur jemi takuar për herë të parë. Mandati i 4 fo të jetë mandati i 4 i pensioneve të ligjëruara të shqiptarëve të Greqisë, ashtu si duhet që të jetë mandati i heqjes së ligjit të luftës dhe i vënies mbi i i të gjitha pikave të dakordësuara për zgjedhje mes nesh. Shqipëria 2030 dhe Greqia do të jenë së bashku në BE dhe do të kenë lënë pas çdo hije të së shkuarës për të mirën e përbashkët të të dy popujve dhe për të treguar se në këtë kohë të trazuar jemi shumë më të fortë’, tha ai.
#Mandati #katërt #dakordësimit #për #pensionet #Greqinë #dhe #heqja #ligjit #të #luftës
Java News