Aktualitet

FOTO| Ky është shqiptari që u vra në Selanik të Greqisë nga bashkëkombësi i tij

Personi në foto është 50-vjeçari shqiptar që u vra në Selanik të Greqisë të enjten nga bashkëatdhetari i tij 45-vjeçar.

Sipas mediave greke, ai quhet Shpëtim Bajrami. Ky i fundit u qëllua me armë pranë një pike karburanti nga një tjetër shqiptar 45-vjeçar, i cili u vetëdorëzua sot në polici.

Autori e qëlloi viktimën nga brenda makinës së tij, teksa Shpëtim Bajrami e godiste me një zinxhir nga dritarja e mjetit pas një sherri mes tyre.

Të dy kishin njohje me njëri-tjetrin dhe ishin konfliktuar në një lokal përpara se të ndodhte vrasja.

Autori deklaroi sot në polici se nuk kishte motiv për të vrarë 50-vjeçarin, por sipas tij ishte i ndjerë disa herë i kërcënuar prej viktimës e për këtë arsye kishte blerë pistoletën.

Dyshohet se ata ishin konfliktuar për çështje ekonomike.

 

#FOTO #është #shqiptari #që #vra #në #Selanik #të #Greqisë #nga #bashkëkombësi #tij

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button