Si mund të mendohet se qeveria… –

Kryeministri Rama ka sqaruar në rubrikën “Sy m’sy” dhe çështjen e ujësjellësit të Tragjasit, e cila ka ngritur në këmbë banorët e kësaj zone për të ndaluar punimet, pasi sipas tyre do të mbeten pa ujë të pijshëm.
Sipas kreut të qeverisë, nuk ndodh asnjëherë që t’u merret uji disave për t’ua dhënë disa të tjerëve, teksa shtoi se projekti është studiuar me imtësi dhe do të përmirësojë furnizimin me ujë pët të gjithë zonën.
“Si mund të mendohet që një qeveri ua merr ujin disave dhe ua jep disa të tjerëve. Këtu janë futur brenda dhe kuçedra (oligarkët) por unë jam munduar ta shpjegoj se projekti është bërë me një studim. Janë bërë matje të prurjeve, analiza të vazhdueshme, sesa ujë duhet, sa prurje ikin në det dhe të tjera që dinë eksperët. Në bazë të këtyre analizave është bërë projekti. Ai synon që edhe vetë zona, shtëpitë që furnizohen me pikatore, më një ujësjellës të amortizuar.
Ndërkohë që të tjerë kanë bërë investime të mëdha për të marrë ujë me puse. Ne e shohim si një zonë me potencial turizmi. Edhe kanalizimet që mungojnë janë pjesë e projektit. Do bëhet ujësjellësi, kanalizimet, do bëhet ujësjellësi që do të furnizojë dhe pjesën e poshtme”, tha Rama.
#mund #të #mendohet #qeveria
Java News