Tech

Hëngri “hot dog” në fast-food ndërron jetë papritur 16-vjeçarja në Greqi

Vdekja e papritur e një 16-vjeçareje, ka pikëlluar Selanikun. Vajza ishte për pushime me miqtë e saj në Halkidiki kur tragjedia ndodhi.

Sipas nënës së saj, e reja kishte dalë për t’u argëtuar me miqtë e saj mbrëmjen e të martës, ndërsa të mërkurën në mëngjes ishin ulur për të ngrënë në një lokal me ushqim të shpejt.

“Vajza ime hëngri një hot-dog. Ajo ishte alergjike ndaj qumështit dhe gjithnjë ka qenë e kujdesshme kur hante jashtë. Nuk e di se çfarë ndodhi, nëse ka pasur apo jo bulmet në atë që ka konsumuar, por ajo është rrëzuar sapo e ka ngrënë”,-ka thënë për mediat greke nëna e 16-vjeçares.

Një nga shoqet e saj që ndodhej me të ka vrapuar menjëherë në dhomën e repartit ku po qëndronin për t’i sjellë ilaçet 16-vjeçares, ndërsa në të njëjtën kohë kanë lajmëruar ambulancën e EKAB-it për të shkuar në vendngjarje, por, siç ankohet nëna e të miturës, ishte shumë vonë për të mbërritur në 45 minuta.

“Nga provat e para rezulton se vajza ime ka pësuar goditje alergjie dhe ka ndërruar jetë. Ishte fëmija më i mirë dhe vdiq vetëm 16 vjeç pa ndihmë. Në Qendrën Shëndetësore kanë tentuar dy herë ta rikthejnë, por nuk ia kanë dalë ”, tha nëna e saj ndërsa shtoi:

“Vajza ime ishte një engjëll dhe ajo është e humbur. Nuk e di pse u vonua ambulanca. 5 në të gdhirë nuk kishte trafik për të vonuar”.

Sipas mediave greke 16-vjeçarja merrte mjekim vitet e fundit pasi vuante nga krizat epileptike.

Do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj, ndërsa varrimi i vajzës fatkeqe do të bëhet sot në Oreokastro.

/f.stafa

#Hëngri #hot #dog #në #fastfood #ndërron #jetë #papritur #16vjeçarja #në #Greqi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button