Mbyllet për qarkullim Autostrada “Ibrahim Rugova”, segmenti i 27-të – shkak rrështitja e dheut

Është mbyllur për qarkullim Autostrada Prizren-Prishtinë, segmenti i 27-të, për shkak të rrështitjes së dheut, raporton Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se për shkak të rrështitjes së dheut është mbyllur autostrada “Ibrahim Rugova”, në segmetin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.
Me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur.
Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkret për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë.
Lusim të gjithë qytetarët e vendit tonë, që deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti të shfrytëzojnë rrugët alternative.
Lidhur me pastrimin e dheut nga autostrada do ju njoftojmë me kohë!
#Mbyllet #për #qarkullim #Autostrada #Ibrahim #Rugova #segmenti #27të #shkak #rrështitja #dheut
gazetablic.com