Veliaj kundërshtoi masën “arrest me burg”/ Apeli i GJKKO hedh shortin, zgjidhet gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen –

Apeli i Gjykatës së Posaçme regjistron kërkesën e ankimimit të avokatëve të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 4 personave të tjerë nën hetim.
Shorti i hedhur ditën e sotme (4 mars), ka caktuar si trup gjykues monokratik gjyqtarin Engert Pëllumbi, por pa e caktuar datën e seancës.
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj, ka ankimuar masat e vendosura më 9 dhe 12 shkurt të këtij viti nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë GJKKO, me gjyqtar Erjon Bani dhe prokuror të SPAK, Olsi Dado.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Apelit të GJKKO-së.
#Veliaj #kundërshtoi #masën #arrest #burg #Apeli #GJKKO #hedh #shortin #zgjidhet #gjyqtari #që #të #shqyrtojë #çështjen
Java News