Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Asani shkëlqen me dopietë, shënon edhe Bajrami. Daku jep asist

Ka mbetur vetëm dy javë nga nisja e grumbullimit zyrtar të Kombëtares për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Lajme të mira vijnë edhe nga lojtarët kuqezi, të cilët po paraqiten mirë me klubet e tyre.

Jasir Asani i dha fitoren e parë skuadrës së Gwangju në sezonin e ri që sapo ka nisur. Sulmuesi i Kombëtares ishte i jashtëzakonshëm, pasi shënoi dy gola vendimtarë në fitoren 2-1 ndaj Anyang. Fillimisht, Asani barazoi rezultatin në minutën e 57-të, ndërsa vulosi fitoren me një gol spektakolar në fundin e takimit.

Në mesjavë, rrugën e rrjetës e gjeti edhe Nedim Bajrami. Mesfushori kuqezi shënoi në fitoren e Rangers në transfertë ndaj Kilmarnock me rezultatin 2-4. Bajrami realizoi golin e fundit të takimit, duke vulosur përfundimisht triumfin e Rangers.

Mirlind Daku ishte protagonist me një asist në ndeshjen Akhmat Grozny – Rubin Kazan. Sulmuesi i Kombëtares shërbeu saktë për Shabanhaxhajn në minutën e 10-të, i cili shënoi për skuadrën e Rubin Kazanit. Megjithatë, ndeshja në fund u mbyll me fitoren e Akhmat Groznyt 2-1, pasi vendasit shënuan dy herë dhe morën tri pikët.

Nga lojtarët e Kombëtares, titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Elhan Kastrati, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Qazim Laçi, Feta Fetai, Adrion Pajaziti, Keidi Bare, Medon Berisha dhe Arbër Hoxha. Dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Ivan Balliu, Taulant Seferi, Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni.

#Paraqitjet #legjionarëve #Asani #shkëlqen #dopietë #shënon #edhe #Bajrami #Daku #jep #asist
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button