Aktualitet
Japonia lufton zjarrin më të madh në tri dekada/ Raportohet për të vdekur, mijëra të evakuuar –

Japonia po lufton me zjarrin më të madh në më shumë se tre dekada.
Bëhet e ditur se nga zjarri ka mbetur i vdekur një person dhe janë evakuuar mijëra.
Flakët janë përhapur në rreth 1200 hektarë në pyllin Ofunato në rajonin verior të Iwate, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive, shkruajnë mediat e huaja.
“Ne jemi ende duke ekzaminuar madhësinë e zonës së prekur, por është më e madhja që nga zjarri i vitit 1992”, tha një zëdhënës i agjencisë.
Ai zjarr dogji 1030 hektarë, rekordi i mëparshëm.
#Japonia #lufton #zjarrin #më #të #madh #në #tri #dekada #Raportohet #për #të #vdekur #mijëra #të #evakuuar
Java News