Aktualitet
Ati i Shenjtë është në gjendje të qëndrueshme –

Papa Françesku kaloi një natë të qetë në spital dhe është ende duke pushuar, sipas asaj që bëhet me dije në një deklaratë të shkurtër nga Vatikani.
Papa 88-vjeçar kishte qenë në gjendje të qëndrueshme të shtunën, thanë zyrtarët e kishës, pas një krize bronkospazme të premten.
Vetw Bergoloio nw mesazhin e tij me shkrim të së dielës, që iu shpërnda shtypit, falënderoi besimtarët dhe të gjithë njerëzit që e mbështesin me dashurinë dhe lutjet e tyre.
Bergolio , i cili drejton kishën katolike që nga viti 2013, u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt. Ai u diagnostikua me pneumoni të dyfishtë.
#Ati #Shenjtë #është #në #gjendje #të #qëndrueshme
Java News