Sport

Pikantet e Tirana-Dinamo/ Irritohen ultrasit bardheblu, lojtarët shmangin kontaktin pas humbjes në derbi – JavaNews.al

Derbi i luajtur dje në stadiumin e Elbasanit pati disa momente të veçanta, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj:

-Siç pritej, një derbi jashtë kryeqytetit do të sillte pak tifozë në stadium. Në Elbasan nuk ishin më shumë se 300 të pranishëm.

Kur Jorgji po shihte rastin e penalltisë në VAR, aty afër ishte edhe kapiteni i Dinamos, Rustem Hoxha, i cili po i fliste arbitrit, me shpresën se nuk do ta jepte 11-metërshin.

 

 

 

-Pas golit të pësuar, trajneri Daja thërret Bregun për t’i dhënë udhëzime, ndoshta edhe për të ndryshuar skemën.

 

 

 

 

 

 

-Në minutën e 15-të ndalet loja, sepse shihet një e çarë në rrjetën e portës së Tiranës. Problemi u vu re pas autogolit të Metës, i cili përfundoi në rrjetë dhe e tërhoqi deri sa u shkëput nga shtylla.

Në minutën e 39-të ndalet loja për gati 1 minutë, pasi është çelur iftari për të gjithë ata që agjërojnë. Lojtarët e të dyja ekipeve përfitojnë për të konsumuar diçka të shpejtë.

Dajën e “tërbon” Meksi, me sa duket për topat e humbur. Në një moment tekniku ia vë në dukje, duke bërtitur: “O Meksi, dy topa rresht, çfarë bën?”

#Pikantet #TiranaDinamo #Irritohen #ultrasit #bardheblu #lojtarët #shmangin #kontaktin #pas #humbjes #në #derbi #JavaNews.al
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button