Aktualitet

“Rrezikon të paktën 15 vite burg”, Bardhi: E ftoj Ahmetajn të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, u shpreh në seancën e jashtëzakonshme të kësaj të premteje se Ahmetaj rrezikon jo më pak se 15 vite burg.

Ai i bëri thirrje Ahmetajt të bëhët bashkëpunëtor i drejtësisë. Sipas Bardhit, koka e inceneratorëve është Edi Rama.

“Ish-zëvendëskryeministri i vendit, krahu i djathtë i Edi Ramës, njeriu i tij më i besuar, rrezikon jo më pak se 15 vite burg, jo vetëm për korrupsion, jo vetëm për shpërdorim detyre, por dhe për pastrim parash përmes transaksioneve kriminale me dy bosët e inceneratorëve. Pjesë e këtij hetimi do të duhet të jetë edhe koka e kësaj afere, i cili është Edi Rama. Pa ndihmën e kryeministrit askush nuk mund të miratonte 17 vendime brenda ditës. E ftoj Ahmetajn të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë”, tha Bardhi.

Më herët, Sali Berisha u shpreh se në mungesë të Ahmetajt në sallë, Edi Rama duhet t’u përgjigjet pyetjeve.

“Në mungesë, për shkak të arratisjes së zëvendëskryeministrit, i cili duhet të ishte në sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve, unë propozoj që të gjitha pyetjeve do t’u përgjigjet bosi i tij, Edi Rama”, tha Sali Berisha.

Në momentin që Berisha mori fjalën, Edi Rama u largua nga salla e Kuvendit.

/a.r

#Rrezikon #të #paktën #vite #burg #Bardhi #ftoj #Ahmetajn #të #bëhet #bashkëpunëtor #drejtësisë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button