Aktualitet

Primaret në PD, kujt i besuan demokratët për zgjedhjet e 11 Majit (REZULTATET) –

“Primaret” e PD për kandidatët e 11 Majit, mbyllet procesi i votimit
Berisha voton për Primaret, “top sekret” kandidati i preferuar
Demokratët zgjodhën përmes procesit të primareve në 12 qarqe, kandidatët që do të garojnë për deputetë në listën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit. Përmes parimit “një anëtar, një votë” demokratët votuan mes 288 garuesve në të gjithë vendin.

Në disa prej qyteteve tashmë ka përfunduar numërimi.

Kështu në Korçë më i votuari me 1219 vota është deputeti Bledion Nallbati e më pas renditen Edmond Spaho, Ledina Alolli e Andrea Mano.

Në Gjirokastër më shumë vota ka marrë Alma Buci Kore, në Vlorë kryeson Atird Hoxha, ndërsa nuk ka marrë shumë vota deputetja Ina Zhupa.

Në Fier ka përfunduar në orët e para të mëngjesit numërimi dhe më i votuari ka dalë Eduart Sharka, ndërsa pas tij renditet deputeti Luan Baçi, ndjekur nga Saimir Korreshi.

Në Lezhë, më i votuari është Gjin Gjoni, i ndjekur nga Aleksandër Lala dhe pas tyre vjen deputetja Lindita Metaliaj.

Në qytetin e Durrësit i pari renditet Igli Cara, ndjekur nga Manjola Luku.

Në Elbasan kryeson Dashnor Sula, ndjekur nga Blendi Himçi dhe Ilirjan Alliu. I shtati renditet deputeti Lefter Gështenja.

Pjesë e primareve u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final se kush do jetë kandidat për deputet do ta vendosë Kryesia e kësaj force politike.

Në përzgjedhjen e ekipit nga ana e kryesisë në mbledhjen e 12 Marsit do të merret parasysh edhe puna e secilit kandidat me diasporën, si dhe kontributi në betejën kundër qeverisë.

Nga procesi i primareve u përjashtuan 19 zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, përfshi edhe kryetarin e saj Sali Berisha, të cilët do të jenë kandidatë në pjesën e sigurt të listës së deputetëve, përfshi edhe 7 aleatët e opozitës që do të garojnë në koalicion me Partinë Demokratike.

#Primaret #në #kujt #besuan #demokratët #për #zgjedhjet #Majit #REZULTATET
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button