Shëndeti

Telushi prish marrëveshjen me Partizanin pas sfidës me Bate Borisov

Barazimi ndaj Bate Borisov ka lënë pasojat e para te Partizani. Kapiteni, Bruno Telushi ka ndërprerë bashkëpunimin me kampionët e vendit, pasi ka kundërshtuar trajnerin, Zoran Zekiç pas duelit me bjellorusët.

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre” thuhet mes të tjerash në njoftimin e klubit.

Burime pranë kampionëve të Shqipërisë bëjnë me dije se Telushi nuk e ka pritur aspak mirë aktivizimin nga stoli në këtë 90 minutësh, duke ngritur zërin ndaj trajnerit kroat.

Situatë që nuk është pëlqyer aspak nga stafi dhe drejtuesit e klubit, për të sjellë edhe këtë divorc të dytë me 32-vjeçarin.

Kjo mund të konsiderohet edhe një goditje para duelit të kthimit për Partizanin, që javën e ardhshme sfidon Bate Borisov në transfertë për të tentuar kalimin në turin e dytë kualifikues të Champions League.

Telushi luajti një rol të rëndësishëm në fitimin e titullit sezonin e shkuar, ku u aktivizua në 20 takime. Gjithsesi, tashmë i duhet të gjej një skuadër të re për sezonin e ri.

/a.r

#Telushi #prish #marrëveshjen #Partizanin #pas #sfidës #Bate #Borisov

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button