Aktualitet

Nga Madridi në Durrës, “Fantazma” përfundon punën e lënë përgjysmë nga Spanja –

Ky është momenti i finalizimit të operacionit “Ghost” (Fantazma) në Durrës. Shënjestër ishte një 28-vjeçar.

Në pamje duket momenti kur dy efektivë të policisë futen në një banesë dykatëshe me qëllim kapjen e të riut.

Bëhet fjalë për Ilirjan Micin nga fshati Likmetaj i qytetit bregdetar. Ai është shpallur në kërkim nga Gjykata e Madridit në Spanjë për organizatë kriminale, trafik të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

Siç njofton policia dënimi maksimal që parashikohet është 26 vjet burgim. “Interpol Tirana dhe Interpol Madridi do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë”, njoftoi policia.

#Nga #Madridi #në #Durrës #Fantazma #përfundon #punën #lënë #përgjysmë #nga #Spanja
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button