Detaje nga vrasja e 24-vjeçares në Tiranë, si autori mashtroi pronaren e banesës me qira –

Pronarja e banesës në rrugën Gjon Muzaka, ku u gjet e vrarë 24-vjeçarja Rayyan Alwan, është shprehur përpara policisë se ajo është kontaktuar nga autori i dyshuar me një numër gjerman.
Në momentin që çifti ka mbërritur në banesën e pronares i kanë thënë që pasaportat do t’ia japin më vonë për shkak se akoma nuk i kanë marrë valixhet nga Rinasi, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.
Policia përmes oficerit të kontaktit në Berlin ka mësuar se numri gjerman ishte në emër të një shtetasi tjetër. Ky i fundit ka thënë që këtë numër e përdorte Fadi Alwan.
Autori i dyshuar nga Rinasi, pas vrasjes ka fluturuar drejt Athinës. Më pas është nisur po me avion drejt Amsterdamit. Më pas hetuesit kanë dyshime se 49-vjeçari mund të jetë larguar me transport publik drejt Gjermanisë.
Ka dyshime gjithashtu se autori e kishte planifikuar krimin.
#Detaje #nga #vrasja #24vjeçares #në #Tiranë #autori #mashtroi #pronaren #banesës #qira
Java News