Aktualitet
Probleme financiare e vonesa në ekzekutimin e pagave tek KEK-u, futbollistët bojkotojnë stërvitjet

Skuadra e KEK-ut nuk po kalon në një moment të mirë.
Siç mëson Sport, kjo skuadër ka probleme financiare, të cilat po e vështirësojnë funksionimin e rregullt.
Tek ‘Elektricistët’ ka vonesa në ekzekutimin e pagave, të cilat kanë ndikuar që futbollistët të bojkotojnë angazhimet në klub, duke mos dalur prej dy ditësh në stërvitje.
Megjithatë, ata pritet të paraqiten në ndeshjen e kësaj fundjave, ku skuadra e KEK-ut përballet me Vjosën.
/ Sport/
#Probleme #financiare #vonesa #në #ekzekutimin #pagave #tek #KEKu #futbollistët #bojkotojnë #stërvitjet
gazetablic.com