Debutimi historik, Egnatia merr një barazim ndaj ekipit armen në Conference League

Ararat Armenia barazoi 1-1 me Egnatian për turin e parë në Conference League. Ndeshja e zhvilluar në Yerevan pa vendasit të dilnin më të vendosur në fushë, teksa ndeshja u vendos me nga një gol në secilën pjesë.
Dueli nisi më mirë për vendasit, që morën lojën në kontroll. Me kalimin e minutave, Egnatia rriti lojën, por pa mundur të evitojë golin. Duhej minuta e 36 kur Alemao do kalonte vijën fatale të portës së mbrojtur nga Alen Sherri.
Në fraksionin e dytë Egnatia kontrolloi lojën dhe pati disa raste shënimi me Dwamenan, por portieri vendas ndali në dy raste. Pas gjashtë minutave shtesë, Egnatia mundi të shënojë në fundin e sfidës me Dwamena, duke lënë gjithccka të hapur për ndeshjen e kthimit që luhet pas një jave në Shqipëri.
Në debutimin në CL, Egnatia bëri mirë në fushë dhe rezultat, duke marrë një barazim historik.
/f.stafa
#Debutimi #historik #Egnatia #merr #një #barazim #ndaj #ekipit #armen #në #Conference #League