Aktualitet

Isha në garë me kohën, përfundova në depresion! –

Aldo ka rrëfyer me emocion dhe lot linjën e tij të jetës, e mbushur me sfida të shumta.

Ai tregoi se kishte ardhur në jetë me shumë vështirësi, pasi pas një aborti nëna e tij u detyrua t’i kalonte 7 muajt e shtatzënisë e shtruar në spital.

Një shtatzëni që i rrezikoi jetën, andaj Aldo në lot tregoi se nëna e tij e vuri përpara çdo gjëje.

Më pas ai ka nisur ëndrrën për të vijuar rrugëtimin me kinematografinë dhe filmin.

Pas të 30-ave, ashtu siç Aldo e përshkruan, sfidat e shumta e çuan drejt depresionit dhe problemeve me panikun.

“Pas të 30-ave isha në garë me kohën. Situatë që më çoi drejt depresionit dhe atakeve të panikut, shumë të shpeshta. Më dukej se kisha rënë në humnerë”, tha ai.

Peripecitë e shumta nuk e penguan të krijojë familje, e më pas të bëhej baba i një vajze.

Ardhjen në jetë të Akirës, banori e përshkroi si një mrekulli që i ka ndodhur në jetë.

Pas rëfimit emocionues, Aldo u surprizua nga nëna e tij, Vera.

#Isha #në #garë #kohën #përfundova #në #depresion
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button