Aktualitet

“Nalnu bre nalnu”, filmimet e plota të përleshjeve në parlamentin e Kosovës

Albin Kurti

“Nalnu bre nalnu”, është thirrja që dikush dëgjohet gjatë sherrit me grushta dhe shqelma në Kuvendin e Kosovës gjatë kohës që Albin Kurti po fliste. Ndërkohë që deputetët e opozitës nisën të grushtojnë dhe t’i afrohen Kurtit, ndërhyn kryeparlamentari Glauk konjufca duke thirrur policinë brenda Kuvendit.

VIDEO E PLOTË:

 


Më herët Ganimete Musliu kishte vendosur një foto para foltores kur fliste Albin Kurti, ndërkohë që zv.kryeministri Besnik Bislimi është çuar nga karrigia e tij dhe ka grisur fotografinë.

Pas kësaj është ngritur në këmbë deputeti i PDK Mergim Lushtaku i cili ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe Besnik Bislimit.

Bislimi i është kundërpërgjigjur duke e gjuajtur me shishe Lushtakun, më pas është përfshirë edhe Hekuran Murati e Hajdar Beqa, ku edhe situata është përshkallëzuar dhe kanë ndërhyrë sigurimi i Kuvendit.

#Nalnu #bre #nalnu #filmimet #plota #të #përleshjeve #në #parlamentin #Kosovës

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button