Aktualitet

Kremtohen Pashkët, besimtarët katolikë dhe ortodoksë i drejtohen kishave të vendit

Mijëra besimtarë të krishterë në mbarë vendin kremtuan festën e Pashkës, me meshat që u mbajtën në të gjitha kishat ortodokse dhe ato katolike.

Në Tiranë, meshat u mbajtën në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.

Në orën 22:00 nisi kremtimi në Katedralen Katolike “Shën Pali”, ku besimtarët u mblodhën për meshën e Pashkëve, festën më të madhe të kalendarit të krishterë që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit.


Një orë më vonë, në orën 23:00, kremtimi vazhdoi në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.

Këtë vit, Pashkët e të gjithë besimtarëve të krishterë përkojnë në të njëjtën ditë.

#Kremtohen #Pashkët #besimtarët #katolikë #dhe #ortodoksë #drejtohen #kishave #të #vendit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button