Aktualitet
Temperaturat sot deri 28° C, priten reshje në relievet malore në lindje

Ditën e sotme mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të lagështa dhe të paqëndrueshme me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
Në orët e mesditës dhe pasdites, në relievet malore në lindje, vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra këto reshje do të marrin formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–jugperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 6 m/s, e shoqëruar me valëzim të forcës 1 ballë në detet Adriatik dhe Jon.
Temperaturat parashikohen:
- në zonat malore 11 deri 24°C
- në zonat e ulëta 10 deri 28°C
- dhe në bregdet 13 deri 28°C
#Temperaturat #sot #deri #priten #reshje #në #relievet #malore #në #lindje
Java News