Sport

E konfirmuar/ Kristjan Asllani i merr vendin Calhanoglu, shqiptari e nis sot titullar te Interi –

Interi do të ketë një përballje të lehtë në letër sot në mbrëmje kundër Genoa-s, por me rëndësi jetike. Zikaltërit duhet të fitojnë me patjetër për të mbajtur hapin e Napolit në luftën për titullin kampion.

Ndërkohë Calhanoglu është vendosur në shenjëstër të kritikave te Interi për shkak të formës së dobët pas ardhjes nga dëmtimi. Duke parë kalendarin e ngjeshur dhe ndeshjet më të rëndësishme në vazhdimësi, Inzaghi ka vendosur që të pushojë pak mesfushorin turk.

Në vendin e tij, sot do të jetë Kristjan Asllani. Shqiptari duhet të punojë shumë për të treguar aftësitë e tij në një ndeshje me presion të lartë dhe për të bindur Inzaghin që të jetë të paktën zgjedhje e dytë, pasi Zielienski e ka kaluar në hierarki si zëvendësuesi Calhanoglu. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

#konfirmuar #Kristjan #Asllani #merr #vendin #Calhanoglu #shqiptari #nis #sot #titullar #Interi
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button