VIDEO / Futbollistët në Serinë A “lënë nam”, zihen për penalltinë. Trajneri e dënon pas golit –

Një skenë e pazakontë u regjistrua në elitën e futbollit italian. Një episod i ndodhur gjatë ndeshjes Udinese-Lecce, ka bërë bujë të madhe.
Në minutën e 30-të, vendasit fituan penallti dhe kishin mundësinë e artë për të kaluar në avantazh. Megjithatë, një përplasje mes lojtarëve solli vonesë të madhe.
Thauvin ishte caktuar ta gjuante 11 metërshin, por nuk u lejua nga Lorenzo Lucca. Ky i fundit mori topin dhe dëshironte ta gjuante penalltinë me çdo kusht, pavarësisht se kishte kundër të gjithë shokët.
Për shkak të vonesave, sulmuesi u ndëshkua me të verdhë, ndërsa lojtarët e tjerë, pas disa tentativave të dështuara për ta bindur, e lanë ta gjuante.
Lucca shënoi golin, por asnjë nga shokët e tij të skuadrës nuk shkoi të festonte. Përveç kësaj, vetëm 4 minuta pas golit, trajneri i Udineses vendosi ta largojë nga fusha Luccan, për të mos prishur atmosferën në ekip.
Në fund Udinese fitoi, pikërisht falë golit të shënuar nga Lucca, i cili është kthyer në lojtarin më të përfolur të momentin, për gjestin aspak të hijshëm.
— tomoriano (@tomorianoarchiv) February 21, 2025
#VIDEO #Futbollistët #në #Serinë #lënë #nam #zihen #për #penalltinë #Trajneri #dënon #pas #golit
Java News