Aktualitet
Xhaxha e nip plagosën rëndë një 52-vjeçar në Sarandë, arrestohet njëri, vijon kërkimi për tjetrin –

Policia e Sarandës arriti të gjejë dhe të arrestojë në një banesë në fshatin Lukovë, ku po fshihej, shtetasi D. M., 37 vjeç, me precedent kriminal në krimet ndaj personit. Ndërkohë, vijon kërkimi për kapjen e shtetasit M. M., 29 vjeç.
Dy autorët, xhaxha dhe nip, dyshohen se më datë 21.02.2025, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur “Rruga për në Heremec”, në lagjen nr. 3, Sarandë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shkelma dhe sende të forta shtetasin S. Ç., 52 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 29-vjeçarit të shpallur në kërkim si bashkautor.
#Xhaxha #nip #plagosën #rëndë #një #52vjeçar #në #Sarandë #arrestohet #njëri #vijon #kërkimi #për #tjetrin
Java News