Aktualitet

I dënuar nga GJKKO me 6.8 vite burg, prangoset 48-vjeçari me dy emra! I arrestuari pjesë e një grupi të strukturuar kriminal! –

Policia ka arrestuar një 48-vjeçar, i cili akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i dënuar me 6.8 vite burg nga GJKKO.

Në pranga ka rënë Orges (Dritan) Jahelezi, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal’, ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tempus”.

Kapet 48-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar me 6 vite e 8 muaj nga SPAK, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal’, ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Si rezultat i një pune të mirorganizuar bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim policor, Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tempus”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasi:

., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal’, “Prodhim e shitje narkotikesh”,dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”

#dënuar #nga #GJKKO #vite #burg #prangoset #48vjeçari #emra #arrestuari #pjesë #një #grupi #të #strukturuar #kriminal
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button