Aktualitet

Policia rrugore, pa plan masash efektive –

Pamjet me trupa të pajetë në rrugë nuk i përkasin ndonjë skene filmi, por janë një realitet në Tiranë. Fjala është për një aksident të rëndë, që nxjerr në pah sigurinë e munguar rrugore.

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i aksidenteve, sidomos gjatë këtyre dy muajve të fundit, është rritur.

“Është rritur numri i aksidenteve nëse do ta krahasojmë me vitin e kaluar, për të njëjtën periudhë, pra për dy muajt e parë të këtij viti. Ashtu siç janë edhe statistikat, më shumë se 89% të aksidenteve vijnë si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesit të mjeteve. Natyra e aksidenteve zakonisht ka qenë për parakalime të gabuara, theksoj fort për mosrregullimin e shpejtësisë në varësi të fushëpamjes, por padyshim edhe ndërprerjet e rrugës në mënyrë të befasishme.”, tha Fadil Likaj ekspert i sigurisë rrugore

Përballë kësaj situate, Komisariati i Policisë Rrugore në Tiranë ka shtuar aksionet vetëm për të vendosur gjoba, ndërsa planet e masave për mirëmenaxhimin e situatës duket se mungojnë.

Do t’i sugjeroja që të bënte një plan masash në lidhje me ngritjen e patrullave të dislokuara në zonat me një rrezikshmëri të lartë që quhen për parakalimet e gabuara, përdorimi i celularit, mospozicionimi i drejtë në karrexhatë. Këtë ka në dorë policia. Do t’i bëja thirrje që të bënte një plan të fortë mirëmenaxhimi në lidhje me minimizimin e aksidenteve në rrugë.

Ndërkohë që arka e Policisë Rrugore mbushet me lekët e gjobave masive, ekspertët vërejnë se masat administrative nuk reduktojnë numrin e aksidenteve, por Rrugorja duhet që të hartojë plane të mirëfillta për parandalimin e tyre.

#Policia #rrugore #plan #masash #efektive
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button