Tech

Gjenden dy trupa të pajetë në Kosovë, policia nis hetimet

Dy vdekje të dyshimta janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë dhe Drenas të Kosovës, ngjarje të cilat janë ende të paqarta për autoritetet ligjzbatuese.

Rasti i parë u shënua në Drenas, ku një 57 vjeçar u gjet në mes të rrugës, pa jetë, në rrugën “Vëllezërit Ahmeti”. Në trupin e pajetë nuk u gjetën shenja dhune, teksa ishin kalimtarët ata që gjetën trupin e viktimës.

Viktima e dytë u gjet në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë, në rrethana ende të paqarta.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës bën me dije se për të dyja ngjarjet kanë nisur hetimet, ndërkohë që do të jenë ekzaminimet mjeko-ligjore ato që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjeve.

/a.r

#Gjenden #trupa #të #pajetë #në #Kosovë #policia #nis #hetimet

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button