Noc Rroku vjen me pranverën! –

Fjalën e tij në sheshin “Skënderbej”, kreu i qeverisë Edi Rama e mbylli me thumba e ironi për kundërshtarët politikë, të cilët nuk heziton t’i quajë sërish “këneta me bufin në krye”.
Ai iu përgjigj pretendimeve të kreut të PD-së Sali Berisha “se sot Partia Socialiste do të zhvillonte antimiting për të burgosurin politik”.
“Këneta kishte lajmëruar se këtu do të bënim një anti miting, madje kishin bërë edhe njoftimin u çmend Edi Rama. Tani kanë mësuar edhe Noc Rrokun dhe ma thonë mua, por nuk e dinë që Noc Rroku është kur e ndjen jo kur ta thonë. Do vijë Noci bashkë me pranverën. Kush bëri miting që ne do të bëjmë anti? Qeveritë që bënin antimitingje kanë vdekur në 2013 bashkë me ideatorët e tyre që sot kanë statusin monumente të opozitarizmit kënetor”, tha Rama.
#Noc #Rroku #vjen #pranverën
Java News