Aktualitet

Makina humb kontrollin dhe përplaset me një tjetër mjet, 4 të plagosur në Dibër

Një aksident me 4 të lënduar ndodhi në Dibër.

Burime zyrtare të policisë thonë se shkak u bë humbja e kontrollit të automjetit nga një 26-vjeçar, i cili për pasojë u përplas me një tjetër makinë.

Të lënduarit ishin pasagjerë. Ndërkohë policia vuri në pranga shoferin 26-vjeçar.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 26 vjeç, banues në Burrel, pasi duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti që ai drejtonte është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja e automjeteve kanë mbetur të lënduar lehtë 4 shtetas (pasagjerë)”, thuhet në një njoftim për mediat.

/a.r

#Makina #humb #kontrollin #dhe #përplaset #një #tjetër #mjet #të #plagosur #në #Dibër

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button