Sport

Para ndeshjeve flas me nënën time të vdekur – JavaNews.al

Nicky Hayen është një nga trajnerët më të përfolur të momentit. Tekniku 44-vjeçar bëri surprizën e madhe në Champions League, duke eliminuar Atalantën.

Club Brugge që ai drejton, mposhti italianët në të dyja ndeshjet, duke avancuar më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-2.

Pas kualifikimit, Hayen habiti me deklaratën e tij, duke treguar një ritual të veçantë para ndeshjeve.

“Përpara ndeshjeve, gjithmonë flas me nënën time që ka ndërruar jetë katër vite më parë. E bëj shumë herë. Vitin e kaluar, para “play off” i thashë që doja të arrija diçka të çmendur dhe në fund fitova kampionatin. Nuk jam fetar, por kjo është e rëndësishme për mua. Më duhet të besoj se ekziston dhe vërtetë besoj se nëna ime po na ndihmon”, tha Hayen.

Club Brugge ka qenë një nga surprizat e mëdha në Champions League këtë sezon, ku përveç Atalantës, i ka hapur probleme edhe ekipeve të tjera italiane si Milan dhe Juventus.

#Para #ndeshjeve #flas #nënën #time #të #vdekur #JavaNews.al
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button