Aktualitet
Vota e diasporës/ Edhe 2 javë afat për regjistrim, ja sa aplikime janë kryer deri tani –

Afro 153 mijë emigrantë janë regjistruar tashmë për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të 11 majit, nga mbi 191 mijë aplikime që prej 11 janarit.
Kur kanë mbetur dy javë nga përfundimi i afatit për regjistrim, kërkesa u është refuzuar mbi 36 mijë emigrantëve, për gabime që lidhen me adresën.
Aplikimet janë më të shumta në numër nga emigrantët që jetojnë në Itali, Gjermani dhe Greqi, ndërsa ata janë më së shumti nga Tirana, Fieri e Durrësi.
Autoritetet i bëjnë thirrje diasporës që të mos e lënë regjistrimin për ditët e fundit.
#Vota #diasporës #Edhe #javë #afat #për #regjistrim #aplikime #janë #kryer #deri #tani
Java News