Aktualitet

Deklarata, distancim nga “non grata”… –

Analisti Frrok Çupi thotë se deklarata e Chris LaCivita se nuk lobon për heqjen e “non gratës” së Sali Berishës, është distancim nga sanksionimi që i është bërë kryedemokratit nga DASH.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se shpifja dhe mashtrimi janë dy potencialet e Berishës.

“Lexohet në 2-3 plane, por plani i parë duhet të lexohet prej institucioneve ligjzbatuese, prej KQZ dhe SPAK, sepse është tentativë për ushtrim influence prej të huajve, nëpërmjet mashtrimit. Kjo është vepër penale, e kryer në dëm të fushatës së zgjedhjeve. Ka edhe lexim qytetar, politik, që është mësuar tashmë me zakonin e Berishës, mashtrimit. Mashtrimi dhe shpifja janë dy potencialet e Berishës. Vetëm për arsyen e “non gratës”, Berisha ka mashtruar me dhjetëra herë. Mbani mend Parisin, një avokat në Paris, është angazhuar nga Berisha dhe partia e tij. Doli që nuk kishte as avokat, as angazhim. Një gjë vulgare, shumë e shëmtuar, por nuk është aq vulgare për një ish burrë shteti. Angazhimi i një personalitetit të tillë të sondazheve, zgjedhjeve, është gjë krejt normale, nëse dikush në një vend të botës ka mundësi ta paguajë. Problemi shumë i madh është se SPAK nuk na e tregon akoma, a e ka sekuestruar këtë kontratë.

Ai nuk ka përgjgjësi pse Sali Berisha gënjen njerëzit e vet. Është distancim nga deklararat e PD që kanë shkaktuar bezdi te LaCivita. PD po mbahet pas këtij mashtrimi. Demokratët janë të mashtruar. Nuk ka pasur asnjëherë shpresë. Deklarata e sotme e Berishës që LaCivita ka të drejtë, i tillë është, e gjithë rruga e tij është me mashtrime”, theksoi ai.

#Deklarata #distancim #nga #grata
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button