Sport

Jasir Asani ia del me sukses në Champions League e Azisë, kualifikohet dhe vazhdon më tej me Gëangju –

Lajme të mira vijnë për Shqipërinë teksa pak para takimeve të marsit, disa lojtarë po rikuperohen nga dëmtimet dhe të tjerë po gjejnë minutat e munguara. Prej disa kohësh ekipi i Gwangju ku ndodhet Jasir Asani ishte në periudhë pushimi, por tani kjo skuadër është rikthyer në veprim në Champions League të Azisë.

Pas barazimit 2-2 kundër Buriram, Gëangju është kualifikuar zyrtarisht më tej, teksa aktualisht mban vendin e 5 me 14 pikë në renditjen me 12 ekipe, por me sigurinë e kalimit më tej atje ku do të përballet me një tjetër skuadër, por këtë herë në një fazë eliminimi direkt me sistem vajtje-ardhje. Jasir Asani luajti sot për 90 minuta dhe ka bërë një performancë të mirë, pavarësisht se nuk arriti dot të shënonte. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Jasir #Asani #del #sukses #në #Champions #League #Azisë #kualifikohet #dhe #vazhdon #më #tej #Gëangju
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button