Celibashi jep afatet për regjistrimin e partive, koalicioneve e listave shumëemërore –

Pak orë pas miratimit nga Kuvendit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediet, ka bërë medije disa prej afateve për depozitimin e kërkesave të partive politike si subjekte zgjedhore, koalicioneve e listave shumëemërore, ashtu edhe për përfundimin e afateve të plotësimit të dokumentacionit të kandidimit, e miratimit të listave shumëemërore.
Celibashi bëri me dije po ashtu se më 25 mars do të nisin procedurat për prodhimin e fletëve të votimit.
“Më 25 shkurt përfundon afati për depozitimin e kërkesave të partive politike për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor dhe i komiteteve nismëtare. Më 7 mars përfundon afati për depozitimin e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve.
Më 12 mars përfundon afati për depozitimin e listave shumëemërore të kandidatëve në orën 24:00. Më 17 mars përfundon afati për verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve në KQZ. Më 20 mars përfundon afati i plotësimit të dokumentacionit të kandidimit.
Më 25 mars përfundon afati për miratimin e listave shumëemërore. KQZ mund të fillojë procedurat për prodhimin e fletëve të votimit”, deklaroi Celibashi.
Ky i fundit bëri me dije gjithashtu edhe numrin e zgjedhësve të rinj që kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Ai sqaroi se janë 57 mijë e 98 zgjedhës që mbushin moshën 18 vjeç dhe po ashtu janë 114 mijë e 780 zgjedhës të rinj, votues për herë të parë që mbushën moshën 18-vjeç një ditë pas zgjedhjeve të 2023-shit.
#Celibashi #jep #afatet #për #regjistrimin #partive #koalicioneve #listave #shumëemërore
Java News