Rama poston fotot nga mbrëmja e kaluar në Pallatin Presidencial të Vilnius

Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm foto nga mbrëmja e kaluar në Pallatin Presidencial në Vilnius të Lituanisë.
“Mirëmëngjes, dhe me disa momente nga mbrëmja e bukur në Pallatin Presidencial në Vilnius, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se krerët e NATO-s u mblodhën dje në kryeqytetin lituanez për të diskutuar mbi situatën aktuale në Ukrainë dhe për kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e kësaj aleance.
Samiti do të zhvillohet edhe ditën e sotme me praninë e përfaqësuesve të 16 vendeve anëtare. Rama e cilësoi këtë takim mjaft të rëndësishëm dhe është shprehur më herët se aleatët euro-atlantikë vijnë më të fortë e të vendosur këtë vit për mbrojtjen e lirisë dhe sigurisë së popujve të Evropës./tvklan.al
#Rama #poston #fotot #nga #mbrëmja #kaluar #në #Pallatin #Presidencial #të #Vilnius