Kategoria e Parë, renditja/ Besa nuk e lë garën në mes, fiton kundër Kukësit dhe shpreson te mrekullia –

Pas disa gabime radhazi, Besa e Kavajës ka lëshuar shumë terren në Kategorinë e Parë. Magjia e kësaj skuadre u prish dhe tani ky ekip e gjen veten në vendin e 3 me 46 pikë, ndërsa Flamurtari i vendit të dytë ndodhet me 55 pikë, pra 9 pikë më shumë. Një diferencë e madhe mes dy ekipeve, ndërsa dihet që në Kategorinë e Parë vetëm dy vendet e para të japin biletën direkte për në Superiore, ndërsa ekipet e tjera duhet të luftojnë në një rrugë të gjatë Play Off-i.
Sot Besa është përballur me Kukësin, atje ku ka fituar në shifrat 2-1. Golat e Abdualli dhe Carvalho vendosën pjesën e parë, ndërsa në të dytën, Avdiu ngushtoi diferencat. Megjithatë kjo fitore erdhi pasi një ditë më parë Vora dhe Flamurtari nuk kishin gabuar në takimet e tyre. Për këtë arsye fitorja e Besës ka edhe më shumë peshë pasi psikologjikisht kjo skuadër ishte disi e rënë, por sërish arriti të fitonte dhe tani shpreson te mrekullia që dikush mes Vorës dhe Flamurtarit të përjetojë një krizë të madhe. /Sport Ekspres/
#Kategoria #Parë #renditja #Besa #nuk #lë #garën #në #mes #fiton #kundër #Kukësit #dhe #shpreson #mrekullia
SportExpress